Blindohet Vlora, mbërrijnë dhe policë nga Tirana, Tesi Basho i shpëtoi RENEA-s një muaj më parë

Mos i humb

Gazetari Enrik Mehmeti zbardhi për “BalkanWeb” detaje të reja lidhur me super-aksionin policor të zhvilluar sot në Vlorë, ku u arrestua i rrezikshmi Tesi Basho, i arratisur nga Italia, si dhe vëllai i tij.

Gazetari Mehmeti tha se Vlora është blinduar nga forca të shumta policie, ku kanë mbërritur edhe policë nga Tirana, të cilët vijojnë kontrollet e detajuara për të kapur të tjerë persona, që mund të kenë lidhje me Bashon, që është anëtar i bandës së rrezikshme të Llanajve.

Gazetari Mehmeti tha për “BalkanWeb” se Basho i ka shpëtuar disa policisë, ku aksioni më i fundit për kapjen e tij u krye nga RENEA, e cila zbarkoi në Selenicë, por që dështoi. Tesi Basho akuzohet për vrasjen e dy prostitutave në Itali, arratisjen nga burgu italian dhe vepra të tjera të rënda penale, teksa ishte pjesë e bandës së rrezikshme të Llanajve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit