Bllokimi i rrugës, policia terror mbi banorët e Unazës së Re/Emrat

Mos i humb

Policia e Tiranës vazhdon të kryej arrestime të banorëve në zonën e Unazës së Re. Vala e arrestimeve është rritur menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit për forcimin e veprës penale të “bllokimit të trafikut”.

Prej disa ditësh policia e kryeqytetit është duke arrestuar protestuesit e Unazës së Re, të cilët çdo natë gjenden në rrugë për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja.

Ka shkuar në gjashtë numri i personave të arrestuar për të njëjtën veprë penale. Ruzhdi Daci, Tomor Gjata Eduart Ferhati, janë tre të arrestuarit e mbrëmjes së të premtes.

Njoftimi i policisë

Bllokojnë rrugën në zonën e Unazës së Re, në pranga tre persona.

Dy ditë më parë u arrestuan dhe tre persona të tjerë për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:
E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit