BMW do tërheqë 360.000 vetura nga tregu, kanë probleme me airbeg

Mos i humb

BMW pritet të tërheqë 360 000 automjete nga tregu kinez si pjesë e fushatës botërore për zëvendësimin e airbegëve të prodhuesit japonez “Takata’’.

Rreth 20 persona kanë humbur jetën që nga 2013 në aksidente rrugore që lidhen ngushtë me airbegët e prodhuar nga “Takata’’ në të gjithë botën, duke çuar në tërheqjen e të paktën 100 milionë automjete të të gjitha markave.

Administrata rregullatore e tregut kinez njoftoi të martën në mbrëmje se tërheqja do përfshinte 273 000 automjete të prodhuara nga kompania e prodhimit të automobilëve në Kinë, me partnerin e saj lokal ‘’Brilliance’’ dhe 87 000 automjete të importit.

Tërheqja përfshin mbi 20 modele të ndryshme të prodhuara përgjatë periudhës 2000-2018.

Sipas institucionit shtetëror, airbegët paraqesin rrezikun e plasjes dhe shpërndarjes në copëza në drejtim të pasagjerëve në momentin e aktivizimit pas një frenimi të madh të makinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit