Boçi: Absurde, 1,5 milionë euro investim për gjimnazin, por MAS e jep me qira

Mos i humb

Partia Demokratike përmes deputetit të saj Luçiano Boçi ka ngritur një tjetër akuzë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke deklaruar se ka dhënë me qira qesharake një godinë të ngritur si ngritur si gjimnaz.

Sipas Boçit, bëhet fjalë për godinën e re të shkollës së mesme në njësinë administrative Bradashesh, e cila është ndërtuar në periudhën 2013-2014, por nuk është vënë asnjë ditë në funksion të nxënësve.

“E filluar si investim në 2013, shkolla ishte një kërkesë permanente e komunitetit, për shkak se të gjithë fëmijët për të vazhduar shkollën e mesme, detyroheshin me forgona e mjete të rastit të shkonin deri në Elbasan.Por mgjs përfundoi në 2014, kjo shkollë nuk u vendos në funksion. Aty janë investuar gati 1.5 milionë euro. Për turp jepet me qera me çmimin qesharak 75 lekë”, shkruan Boçi në postimin e tij.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit