Boko Haram sulm në Nigeri, 5 ushtarë të vdekur

Mos i humb

 

 

Pesë ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë të organizatës terroriste Boko Haram në verperëndim të Nigerisë.

Zëdhënësi i ushtrisë Texas Chukwu u tha gazetarëve se sulmi është kryer në një pikë ushtarake në fshatin Bita në shtetin Borno.

Chukwu njoftoi se pesë ushtarë kanë humbur jetën, kurse një numër i madh prej tyre janë plagosur dhe janë duke u trajtuar.

Chukwu po ashtu bëri të ditur se mes ushtrisë dhe organizatës ka shpërthyer përleshje e armatosur pas sulmit, duke shtuar se shumë pjestarë të organizatës janë neutralizuar gjatë luftimit.

Boko Haram, e cila është aktive në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000, nisi organizimin e akteve të dhunës masive në vitin 2009, kur lideri i saj Muhammed Yusuf vdiq teksa ishte në arrest.

Qindra mijëra njerëz detyrohen të migrojnë për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit