Bolton tha se : Presidenti Trump i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm

Mos i humb

Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton tha se Donald Trump është një lider “i çoroditur”, i gatshëm të zvogëlojë sigurinë amerikane për të përmirësuar perspektivat e tij të rizgjedhjes si president.

“Unë mendoj se mënyra se si ai merr vendime është e rrezikshme,” tha Bolton

Bolton po promovon librin e tij të ri, mjaft të diskutueshëm, ‘Dhoma Ku Ndodhi’, me kujtime nga koha kur ai punonte në administratën Trump. Në libër, Bolton, një njeri me përvojë të gjatë në politikën e jashtme, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në shtator pas gati 18 muajsh si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, hedh akuza të mëdha ndaj Trump dhe politikës së Jashtme të ndjekur prej tij, duke e quajtur të gabuar dhe të dështuar.

Bolton e portretizon Trumpin si impulsiv, të paaftë dhe të gatshëm për të bërë lëshime për kundërshtarët si Irani dhe Koreja e Veriut, që janë të dëmshme për amerikanët, në mënyrë që të forcojë pozitat e tij politike.

Presidenti Trump e ka quajtur librin e Boltonit një “përmbledhje gënjeshtrash dhe tregimesh të sajuara”, ndërsa e akuzoi Boltonin për shkelje të ligjit duke publikuar informacione shumë të klasifikuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit