Ballina Shqipëria “Bomba ekologjike” e Marinzës rrezikon shëndetin e banorëve

“Bomba ekologjike” e Marinzës rrezikon shëndetin e banorëve

20
0

Zona naftëmbajtëse e Marinzës për më shumë se 40 vite ka shërbyer si dekantimi i naftës bruto, ndërsa është lënë në mëshirë të fatit. Aktualisht është në pronësi të Albpetrolit.

Në këto depozita me kapacitet prej mijëra tonësh bëhej dekantimi i naftës bruto, e cila më pas dërgohej në rafineritë e naftës në Ballsh, Fier dhe Vlorë. Prej më shumë se 20 vitesh, kjo “bombë ekologjike” me një sipërfaqe prej 19.200 metrash katrorë rrezikon shëndetin e banorëve të zonës.

Kryetari i Shoqatës Ambientaliste “Zharrëza”, Qani Rredhi, njëkohësisht banor i zonës, thotë se janë paraqitur projekte të shumta për rehabilitimin e të gjithë zonës, të cilat janë kundërshtuar nga drejtuesit e kompanisë Albpetrol.

Veç sipërfaqes së ndotur nga nafta, edhe kanalet që dikur përdoreshin për kullimin e tokave bujqësore janë shndërruar në venddepozitimi natyror të mbetjeve hidrokarbure.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here