Bombat artizanale, arma e re që po trondit suedezët

Mos i humb

Që prej fillimit të vitit, Suedia është bërë subjekti i një vale shpërthimesh kriminale, ku bombat artizanale janë kthyer në armën e re të luftës mes bosëve të lagjeve.

Përveç të shtënave që shkaktojnë me dhjetëra vdekje e lëndime çdo vit, grupet rivale tani po përdorin pajisje eksplozive, granata dore ose termusë të mbushur me barut.

Në shënjestër të këtyre sulmeve janë ndërtesat e banimit, por edhe bizneset e vogla dhe stacionet e policisë, transmeton Atsh.

E klasifikuar mes shteteve më të pasura dhe më të zhvilluara në botë, Suedia ka një nivel të ulët dhune krahasuar me vendet e tjera perëndimore.

Megjithatë, mbretëria skandinave po përballet me një degradim shoqëror në rritje dhe hendeqet socio-ekonomike po thellohen më shumë se në çfarëdo shteti tjetër anëtar i OCDE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit