Boris Johnson zgjidhet kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar

Mos i humb

Boris Johnson është zgjedhur kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar dhe kreu i Partisë Konservatore, duke mposhtur rivalin e tij Jeremy Hunt.

Johnson, i cili pritej të fitojë, siguroi 92.153 vota nga anëtarët e partisë Tory, ndërsa Hunt grumbulloi 46.656 vota.

Para se të fitonte ndaj sekretarit aktual të jashtëm, ish-sekretari britanik, Johnson, ka mposhtur disa rivalë, përfshirë sekretarin e shtetit, Sajid Javid, sekretarin e mjedisit, Michael Gove, ish-sekretarin e shtetit për punë dhe pensione, Esther Mcvey, si dhe ish-kreun e Dhomës së Përbashkët, Andrea Leadsome.

Të hënën, 160 mijë anëtarët e partisë Tory votuan për kryeministrin e ri duke i vendosur kapakun një gare midis Johnson dhe Hunt.

Kryeministri i ri, megjithatë, do të përballet me një luftë të vështirë për të gjetur një zgjidhje për krizën kombëtare të prodhuar nga Brexit-i. Me një shumicë të ngushtë në parlament, udhëheqësi i ri Tory do ta gjejë tepër të vështirë miratimin e legjislacionit dhe të vetëm për një marrëveshje të re të Brexit-it që do të apelojë për të gjitha partitë opozitare, duke përfshirë edhe laburistët.

Mbretëria e Bashkuar është vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian (BE) më 31 tetor.

Johnson është shprehur në favor të një Brexit-i pa marrëveshje, pavarësisht paralajmërimit së ekspertëve se kjo mënyrë do të godiste rëndë ekonominë britanike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit