Borissov-Thaçit: Zgjidhni mosmarrëveshjet me serbët!

Mos i humb

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Thaçi ka thënë se mosmarrëveshjet me palën serbe duhen zgjidhur përmes dialogut.

“Para disa vitesh kam ardhur këtu dhe kanë kaluar shume vite, të gjithë pamë përparimin gjatë këtyre viteve, ju keni zgjedhur rrugën e drejtë, sa herë jam me Vuçiqin në Beograd i përmendi edhe miqtë në Kosovë  dhe  mikun tim Hashim Thaçi. Prandaj them se  duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë”, ka thënë , Borissov.

Ai ka vënë në theks se zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një çështje e vështirë, por dialogu është alternativa e vetme në këtë drejtim.

“Keni një barrë të rëndë me presidentin serb, mirëpo duhet ta përfundoni. Nuk keni alternativë tjetër , ju jeni të obliguar të zgjidhni mosmarrëveshjet me dhe atëherë BE-ja do të na shohë me një sy tjetër”, është shprehur kryeministri bullgar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit