Boronicat bëjnë mrekulli, ruajnë zemrën, trurin dhe shikimin

Mos i humb

Vihet në shërbim tarraca e vëzhgimit mbi “kanionin e dytë më të thellë në botë”

Në rajonin Pınarbaşı të qytetit Kastamonu të Turqisë, është vënë në shërbim tarraca e vëzhgimit "Muratbaşı" e ndërtuar mbi kanionin Valla i...

Libi, zjarr në aeroportin Mitiga për shkak të sulmeve nga milicët e Haftarit

Një hangar në aeroportin Mitiga të Tripolit është përfshirë nga flakët si pasojë e sulmeve nga milicët e Khalifa Haftar, liderit të...

Në mbështetje të grevistëve/ Protestojnë punëtorë të rafinerisë në Ballsh, u bashkohen edhe minatorë nga Bulqiza

Qindra punëtorë të rafinerisë së naftës në Ballsh po protestojnë në mbështetje të grevistëve të urisë, për pagat e munguara prej 4...

Itali, rritet në 5 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali është rritur në pesë, njoftuan sot mediat lokale, (AA). Sipas agjencisë...

Përveç se ruajnë shëndetin e zemrës dhe ngadalësojnë plakjen e trurit, boronicat forcojnë imunitetin dhe kockat, si dhe përmirësojnë shikimin natën.

Është e rekomanduar për të ngrënë një grusht boronica për çdo ditë.

Boronicat janë një aleat i vërtetë për eshtra të shëndoshë, tretje të mirë dhe lëkurë të bukur

Vlerat ushqyese zvogëlojnë rrezikun e çrregullimeve neurodegjenerative, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Kjo është arsyeja pse ato rekomandohen për t’u ngrënë çdo ditë,

– Ngadalësojnë plakjen e trurit: Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për mësim më të mirë, përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.

– Mbrojnë zemrën: Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, prandaj ushqimi i pasur me boronica është i dobishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht në femra.

– Boronicat për imunitet më të fortë: Boronicat janë të pasura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar në atë mënyrë duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira. Në këtë mënyrë reduktohen efektet e dëmshme të toksinave që hyjnë në trup.

– Rregullojnë sheqerin në gjak: Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.

– Boronicat kundër rrudhave: Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.

– Forcojnë kockat: Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës.

– Përmirësojnë shikimin gjatë natës: Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimi natën dhe rrit rrjedhjen e gjakut në sy. Ushqimi i pasur me këto fruta përshpejton përshtatjen në errësirë, kurse boronicat e thata janë po aq të mira sa ato të freskëta.

– Boronica kundër kapsllëkut: Ato përmbajnë fibra që stimulojnë tretjen, ndryshojnë florën e zorrëve dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrezikshme.

– Mbrojnë kundër infeksioneve të traktit urinar: Boronicat blu si ato të kuqe në mënyrë të ngjashme kanë efekt të dobishëm në fshikëz. Ato përsosin traktit urinar dhe parandalojnë hyrjen e baktereve./Kosova Post/

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

A Është e Dëmshme Kërcitja e Kockave

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit.

Fërgesë e Ngrohtë me Gjizë e Hudhra

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare. E gatuar në mënyra të ndryshme në...

Omëletë e bardhë e shpejtë me dy lloje djathërash: Kafjall i përsosur i cili ju shkrihet në gojë!

Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta

Huawei ka prezantuar P40 Lite në heshtje dhe fshehtësi

Huawei do të prezantojë serinë e saj të re P40 në Paris më 26 mars. Sidoqoftë, Huawei po sjell tashmë P40 Lite...

“Përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por bashkësisë ndërkombëtare”

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë porositi se përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por tërë bashkësisë ndërkombëtare...