Borxhin milionësh ndaj Bechtel Enkas, Qeveria planifikon ta kryejë në vitin që vjen!

Mos i humb

Qeveria ende nuk i ka paguar “Bechtel&Enkas;” borxhin prej 53 milionë euro. Pagesa planifikohet të bëhet deri në qershor të vitit të ardhëm.

Sipas, ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, pagesa bazë e kontratës është duke u bërë dhe se të gjitha punimet fizike të përfundojnë në këtë vit fiskal.

“Nuk është bërë pagesa e 53 milionëshit, mirëpo pagesa bazë e kontratës është duke u bërë dhe mendoj që në këtë vit fiskal do të përfundojë.

Pagesa shtesë prej 53 milionë euro mbetet për vitin e ardhshëm sepse duhet Ligji për Buxhet të miratohet në Kuvend dhe ne do të orientohemi në bazë të ligjit dhe në bazë të obligimeve që i kemi marrë si punëdhënës dhe ndaj ‘Bechtel Enkas’”

.“Është e paraparë që shlyerja e obligimeve ndaj ‘Bechtel&Enkas’ të bëhet deri në qershor të vitit 2019, por të gjitha punimet fizike të përfundojnë në këtë vit fiskal, deri më 31 dhjetor 2018. Prandaj ne jemi në kohë dhe nuk kemi probleme sa i përket vijave buxhetore”.

Lekaj që udhëheq me njërin prej dikastereve më të rëndësishme, e ka quajtur këtë vit, si më të suksesshmin në Kosovë sa i përket investimeve, që sipas tij asnjë nga Qeveritë e kaluara nuk ka arritur të fillojë punime në gjashtë autostrada brenda një viti fiskal.Kurse, ka thënë se edhe punimet për autostradën në Gjilan janë duke vazhduar. Ai shtoi se do të fillojë edhe ndërtimi i një segmenti të ri të rrugës, projekt me mbi 55 milionë euro.

“Ne kemi qenë të kujdesshëm që të mos të prishim politikat makro-fiskale, por që në të njëjtën kohë këtë vit do të fillojë një segment i rrugës Gjakovë-Dollc që e kam premtuar që është po ashtu zgjerim i rrugës që ka ndikim mjaft pozitiv në lidhjen e komunave, por edhe në qasje më të lirë të qytetarëve dhe të fitojnë qytetarët në kohë”.

“Ai projekt është diku 57 milionë euro që duhet të zhvillohet për tri vite. Ne jemi në kohë dhe këtë vit do të fillojmë me këtë segment mjaft të rëndësishëm për qytetarët të Gjakovës, Klinës, Pejës, që i lidh, është një arterie që ka mjaft lidhje me të gjitha komunat”.

“Sa i përket autostradës së Gjilanit, punët janë duke u vazhduar me të gjitha segmentet, 8 kompani janë duke punuar me intensitet dhe sipas parashikimeve. Obligimin buxhetor e kemi kryer për këtë vit dhe mendoj që kjo autostradë do të përfundojë për 30 muaj, duke përfshirë edhe muajin e tashëm dhe ne jemi sipas parashikimeve”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit