Boshnjaku më i kërkuar qëllohet për vdekje pas përpjekjes për ta arrestuar

Mos i humb

Policia e Bosnjës qëlloi dhe vrau të arratisurin më të kërkuar të vendit, i cili ishte kërkuar për vrasjen e një oficeri policie dhe një personi tjetër.

Sipas mediave, Edin Gaçiq vdiq pas shkëmbimit me armë mes tij dhe policisë pranë kryeqytetit, Sarajevë.

Një polic u plagos lehtë gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.

Gaçiq, sipas mediave, përcjell gsh, fshihej në një zonë të mbuluar me dëborë dhe për arrestimin e tij janë përfshirë qindra policë dhe oficerë të tjerë të sigurisë.

Policia thuhet se kishte marrë qindra informacione, por agjencia shtetërore e inteligjencës OSA të hënën në mbrëmje ishte ajo që dha informacionin e saktë për vendndodhjen e tij.

Gaçiq nuk pranoi të dorëzohej në polici, në momentin që u rrethua prej tyre.

Gacic dyshohet për vrasjen e një pronari dyqanesh ushqimore dhe oficerit të policisë javën e kaluar. Hetuesit nuk kanë ende një motiv për krimin e dyfishtë. Vrasjet kishin shkaktuar panik në Bosnje.

Siç bëhet e ditur, 42-vjeçari ka vuajtur dy dënime me burg për vrasje, por u lirua në vitin 2017.

Viktimat e para të tija ishin nëna dhe një burrë që shërbeu me një batalion të vullnetarëve myslimanë gjatë luftës së Bosnjës 1992-1995.

Policia kishte ofruar 25,000 euro (28,000 dollarë) për informacion mbi vendndodhjen e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit