“Bota e ashtuquajtur moderne harroi shpejt fëmijën Aylan”

Mos i humb

Kryetari i Parlamentit turk, Mustafa Sentop tha sot se “e ashtuquajtura bota moderne shpejt harroi fëmijën Aylan, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg”.

“Bota e supozuar moderne shpejt harroi fëmijën Aylan. Ju nuk duhet ta harroni këtë mjerim”, tha Sentop në Forumin e 20-të Kombëtar të Fëmijëve në Parlamentin turk.

Ka miliona foshnja në botë që mund të ndajnë të njëjtin fat me fëmijën Aylan, tha Sentop.

“Ne duhet të ndërmarrim të gjitha hapat dhe masat e nevojshme”, shtoi ai.

Şentop theksoi se paqja globale dhe zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të arrihen pa respektuar të drejtat e fëmijëve.

Aylan Kurdi, një vogëlush 3-vjeçar sirian, derisa përpiqej të kalonte në Evropë, u mbyt në brigjet e Turqisë në vitin 2015 duke qëndruar në breg të një plazhi turk, me çka nxiti një britmë ndërkombëtare.

Sentop tha se rreth 500 mijë foshnja siriane kanë lindur në Turqi që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.

Turqia jo vetëm që ofron akomodim për ta, por gjithashtu ofron mundësi arsimore dhe shëndetësore, tha Sentop.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit