Bota po shkatërrohet, muret po vlerësohen më shumë se sa vetë jeta e njerëzve!

Mos i humb

Një anëtar jurie i shfaqjes “My Kitchen Rules” është shokuar shumë nga paratë e dhuruara për rindërtimin e Katedrales Notre-Dame në Paris.

Pasi u dhuruan 750 milionë euro janë dhuruar brenda 24 orësh, gjë e cila ka shqetësuar shefin francez. 45-vjeçari shpërndau një meme virale të simbolit të Parisit, së bashku me disa fëmijë të uritur në Afrikë, duke nënkuptuar se paratë mund të shpenzoheshin më mirë në cështjet humanitare.

“Kjo është shumë shqetësuese. Bota po shkatërrohet. Nuk mund të besoj se ata shpenzojnë shumë para për një ndërtim, në vend që të shpenzojnë aq shumë për të ndihmuar të varfrit”, shkruajti ai në Instagram.

Një prej komentuesve e mbështeti duke shkruajtur: “Fakti që kjo vjen nga një burrë francez që nuk është verbuar nga mediat na bën të besojmë se ka një shpresë në këtë botë. Legjendë.”

Nuk kanë munguar dhe kritikat, ku komentuesit i thonin se ai nuk e vlerëson ndërtesën 850-vjeçare, e cila u dogj nga zjarri të hënën (15 prill).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit