Bota prodhon çdo vit rreth 50 milion ton e-mbeturina, çon dëm mbi 62 miliardë dollarë

Mos i humb

Duke peshuar më shumë se të gjitha linjat ajrore komerciale të ndërtuara ndonjëherë dhe me vlerë më shumë se GDP-ja e vendeve, mbetjet elektronike paraqesin një kërcënim të madh për ekonominë dhe mjedisin, thanë ekspertët, ndërsa nisën një nismë globale për pastrimin e saj.

Bota prodhon për çdo vit rreth 50 milion ton e-mbeturina, pasi konsumatorët dhe bizneset hedhin telefonat mobil të vjetër, kompjuterët dhe pajisjet shtëpiake – materiale me vlerë që kapin shifrën 62.5 miliardë dollarë (55 miliardë euro).

Vetëm një përqindje e vogël e refuzës, e cila përmban materiale të vlefshme dhe të ripërdorshme, si metale dhe elemente të rralla të tokës, jetike për elektronikë, është ricikluar ndonjëherë.

Kombet e Bashkuara, Forumi Ekonomik Botëror dhe Këshilli Botëror i Biznesit për Zhvillim të Qëndrueshëm, të mbledhur në Davos këtë javë, filluan thirrjen e parë globale për të kundërshtuar rritjen e mbeturinave në planet.

“Kjo është e nevojshme, sepse nëse gjërat nuk ndryshojnë deri në vitin 2050, do të kemi 120 milionë ton në vit të e-mbeturinave”, tha Ruediger Kuehr, drejtor i programit në Universitetin e Kombeve të Bashkuara dhe ekspert për e-mbeturinat.

“Kjo nuk është shumë larg, por do të ndikojë në disponueshmërinë e burimeve tona dhe po ndikon në jetën e shumë njerëzve, veçanërisht në vendet në zhvillim”.

Vetëm 20 për qind e elektronikës aktualisht janë ricikluar; me miliona ton përfundojnë në deponi, të përziera me mbeturinat metalike ose eksportohen ilegalisht në vende të varfra për një tarifë shumë të ulët.

Vetëm në vitin 2016, 435,000 ton telefona janë çuar dëm, pavarësisht se përmbanin materiale me vlerë miliarda dollarë.

Ashtu si mbeturinat plastike që janë bërë një çështje e nxehtë viteve të fundit, organizatorët shpresojnë se qeveritë, bizneset dhe konsumatorët do të eksplorojnë mënyrat e ripërdorimit të elektronikës për të kufizuar pasojat mjedisore.

Kuehr tha se rrjetet më të mira të mbledhjes së e-mbeturinave do të kishin një ndikim të rëndësishëm, pasi përdoruesit e teknologjisë do të dispononin siç duhet pajisjet e tyre.

Ndikimi në shëndet

Telefonat inteligjentë mesatarisht përmbajnë deri në 60 elemente, kryesisht metale që janë çmuar në industrinë elektronike për përçueshmëri dhe qartësi të lartë.

Materialet e ashtuquajtura të veçanta apo të rralla në tokë, të cilat përdoren në bateritë dhe lentet e kamerës, janë gjithnjë e më të shtrenjta dhe ekzistojnë vetëm në një pjesë të vogël të vendeve në tokë.

E-mbeturinat gjithashtu kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndet: megjithëse përfaqëson vetëm 2 për qind të mbeturinave të ngurta në deponi, ajo përbën deri në 70 për qind të materialit të rrezikshëm.

Vendet në zhvillim si Nigeria dhe Pakistani importojnë e-mbeturinat për një tarifë dhe një ekonomi joformale në rritje, ndërkohë që njerëzit, me anë të dërgesave për sende të rishituram potencialisht i ekspozohen rrezikut.

“Ne po dërgojmë pajisjet tona të tepërta në vendet në zhvillim me qëllim që të nxjerrim pak para, por ajo që shohim janë shumë pasoja mjedisore dhe shëndetësore nga kjo”, tha Kuehr. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit