Bozdag: Gjykimi i Rıza Sarraf në SHBA është proces politik

Mos i humb

Thaçi fillon sot konsultimet me liderët politikë

Zyra e Presidentit ka konfirmuar se ftesat i janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me presidentin Thaçi për hapat e...

Thellohet bilanci! Shkon në 22 numri i viktimave në Shqipëri nga Covid-19

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare 90-vjeçari ishte i prekur edhe...

Kosovë, me 3 raste te reja rritet, në 135 numri i të prekurve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur orët e para të së shtunës edhe për 3 raste...

Vdesin edhe dy persona nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Dy viktima të reja nga koronavirusi janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Viktimat janë dy burra, njëri i moshës...

Zvkryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag sot deklaroi se ngritja e hetimeve dhe procedimet kundër biznesmenit Rıza Sarraf në SHBA nuk kanë bazë ligjore dhe se ajo është një rast i montuar politik.

“Procesi gjyqësor që po zhvillohet në SHBA kundër Rıza Sarraf u bë një çështje prioritare edhe në axhendën tonë. Nga këtu e them hapur se ky është një proces i montuar politik pa asnjë bazë dhe arsyetim ligjor”, tha Bozdag në fjalimin e tij në Kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), që u mbajt sot në qytetin e qarkut Adiyaman.

Bozdag tha se kohëve të fundit në SHBA po ndodhin një numër rastesh të drejtuara kundër Turqisë dhe paralajmëroi se këto raste kërcënojnë bashkëpunimin dy palësh në mes Ankarasë dhe Washingtonit.

Si një nga këto raste e përmendi edhe arrestimin dhe gjykimin e biznesmenit turk Sarraf, dhe tha se ky rast nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje që përmes SHBA-së të tentohet rrënimi i sistemit ligjor të Turqisë, për të cilën nuk pati sukses organizata terroriste me goditjen në sistemin ligjor në periudhën nga 17 deri më 25 dhjetor 2013.

“Nga këtu parashtrojmë disa pyetje dhe presim përgjigje nga zyrtarët amerikanë. Ku i keni dhe nga i keni marrë provat e supozuara në rastin Sarraf, a janë ato dokumente dhe dëshmi që keni kërkuar si ndihmë juridike nga Turqia apo i keni marrë ato diku tjetër? A keni dokumente origjinale, kopje ose këto që i keni janë të falsifikuara? Duhet të flitet sepse përmendet se ka raporte, prandaj le të zbulohen se të kujt janë këto raporte dhe kush dhe nga cili funksion i ka nënshkruar”, tha Bozdag.

Duke theksuar se institucionet amerikane nuk kanë prova, Bozdag tha se kjo është një goditje klasike ndaj sistemit gjyqësor turk.

“Gjykata e SHBA-së që nga dita e arrestimit të Sarraf ka kërcënuar edhe të tjerët për të pranuar pretendimet nga aktakuza dhe të lirohen ose në të kundërtën do të ballafaqohen me burgime disa vjeçare. Vallë është e mundur të ketë gjykata të tilla dhe a është e mundur pastaj të flitet për një shtet ligjor. Të gjitha këto operacione janë nisur kundër Republikës së Turqisë”, tha Bozdag.

Duke theksuar se askush nuk përfiton nga operacione të tilla, Bozdag tha se Turqia gjithmonë ka ndërmarrë gjithçka për të mbrojtur interesat e saj dhe do të vazhdojë të bëjë këtë, dhe se të gjitha marrëdhëniet tregtare ndërmjet Turqisë dhe Iranit janë në pajtim me ligjet dhe standardet ndërkombëtare./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 11.000

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në...

Italia raporton 604 vdekje nga COVID-19, ulet numri i infektimeve

Italia ka njoftuar 604 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve...

Turqi, numri i vdekjeve nga COVID-19 rritet në 725

Turqia ka konfirmuar mbi 76 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, duke e çuar në 725...

Kontingjenti i parë me ndihma mjekësore nga Turiqa mbërrin nesër në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem...

COVID-19: Pas 76 ditëve Kina heq bllokimin në Wuhan

Pas 76 ditëve Kina ka hequr bllokimin në qytetin Wuhan, që ishte imponuar për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).