Bozdag: Njohja Kudsit ishte vendim historik

Mos i humb

Zv/ministri i Turqisë Bekir Bozdağ e quajti si vendim historik njohjen e Kudsit Lindor si kryeqytet i Palestineës nga ana e liderëve të botës islame gjatë samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që u mbajt në Stamboll.

“Kudsi Lindor tashmë është kryeqyteti i shtetit të Palestinës dhe të gjitha vendet që kanë marrë pjesë në këtë samit dhe kanë nënshkruar, kanë pranuar dhe deklaruar se Kudsi Lindor është kryeqyteti i Palestinës. Ky është një moment historik, vendim historik në çështjen palestineze, në kauzën palestineze, në mosmarrëveshjen izraelito-palestineze” tha Bozdağ për AA.

Ai theksoi se samiti i tregoi botës se Kudsi, Palestina dhe bota islame nuk janë vetëm dhe se vendimi i marrë nga presidenti amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” është i pavlefshëm.

Samiti i jashtëzonshëm i OBI-t në Stamboll u mbajt me ftesë të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, pas vendimit të qeverisë amerikane për Kudsin dhe paralajmërimit për zhvendosjen e ambasadës së saj në këtë qytet.

“Samiti ishte një deklaratë ndryshe e faktit se bota është më e madhe se pesë, ashtu siç presidenti Erdoğan e ka thënë gjithmonë”, tha Bozdag.

Ai vuri në dukje se Kudsi është i rëndësihëm si për muslimanët, njashtu edhe për të krishterët, duke shtuar se me vendimin e marrë, SHBA-të humbën rolin e tyre si ndërmjettësues në procesin e paqes.

“SHBA-të kishin rol ndërmjetësues në avancimin e procesit të paqes në bisedimet palestineze dhe izraelite dhe ato e humbën cilësinë e tyre si ndërmjetësues, sepse u bënë palë në rajon. Ato mbajtën qëndrim pro Izraelit dhe kundër rezolutave që ka nënshkruar vetë”, theksoi Bekir Bozdag.

“Tani ka një shtet palestinez, ku është bërë thirrje në mënyrë të qartë për njohjen e këtij shteti dhe kryeqytetit të tij. Unë besoj se ky ndryshim është një transformim historik i rëndësishëm në aspektin e Lindjes së Mesme dhe paqes botërore. Ky takim është gjithashtu një deklaratë e qartë se asgjë rreth Palestinës nuk do të jetë si më parë. Është një hap, një vendim i rëndësishëm që këtë ia tregon gjithë botës”, shtoi ai.

Bozdag nënvizoi se problemet në Lindjen e Mesme mund të zgjidhen vetëm me unitet të vendeve muslimane.

“Është gjithashtu shumë e qartë se problemet në Lindjen e Mesme nuk do të zgjidhen nëse çështja e Kudsit nuk zgjidhet”, u shpreh Bozdağ, duke thënë që shpresojnë që vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara të qëndrojnë prapa angazhimeve të tyre të mëparshme.

Ndryshe, OBI është organizata më e madhe ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuara, me 57 shtete anëtare në katër kontinente.

Ajo u themelua në vitin 1969 në një samit historik në Rabat të Marokut, pas një sulmi ndaj Mesxhid-i Aksasë në Kudsin e okupuar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit