Bozdag: Operacioni në Afrin është vetëm kundër organizatave terroriste

Mos i humb

Zv/kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, tha se operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë nuk është kundër turkmenëve, kurdëve apo arabëve që jetojnë në rajon, por kundër organizatave terroriste PKK, PYD, YPG dhe DEASH.

“Ky operacion i nisur nga Turqia nuk është operacion kundër shtetit të Sirisë, popullit sirian, integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Sirisë, vëllëzerve turkmenë, kurdë dhe arabë që jetojnë në rajon, por është operacion kundër organizatave terroriste DEASH, PKK, PYD dhe YPG”, ka deklaruar Bozdag në rrjetin social Twitter.

“Populli sirian, turkmenët, kurdët dhe arabët janë pjesëtarë të një feje me popullin turk, janë umeti i të njëjtit profet, trashëgimtarë të të njëjtës histori dhe kulturë dhe bijtë e civilizimit të njëjtë”, ka shtuar Bozdag.

Bozdağ po ashtu ka thënë se operacioni “Dega e Ullirit” respekton integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik të Sirisë, duke paralajmëruar largimin e forcave turke nga rajoni pas përfundimit të operacionit me sukses.

Ai riafirmoi deklaratën e mëhershme të ushtrisë turke, në të cilën thuhej se operacioni zhvillohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit