BPRM: Sektori bankar në Maqedoni vitin e kaluar ka qenë stabil

Mos i humb

 

Sistemi financiar i Maqedonisë vitin e kaluar ka punuar në mjedis më të favorshëm krahasuar me vitin 2016, duke e mbajtur stabilitetin e tij dhe punën e papenguar në të gjitha segmentet.

Këtë e konkludoi Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), sot duke e miratuar sot Raportin për stabilitet financiar në Republikën e Maqedonisë në vitin 2017.

Është potencuar se në vitin 2017, bankat mbeten faktori më i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të sistemit të tërësishëm financiar dhe institucioneve të caktuara financiare. Gjatë vitit të kaluar, nuk ka ndryshime të mëdha lidhur me ekspozimin e sistemit bankar ndaj rreziqeve të punës. Rreziqet prej kredive jofuksionale nuk janë të mëdha, duke e pasur parasysh se bankat sigurojnë nivel të lartë të mbulimit me rregullimin e vlerës, me ç’rast mospagesa eventuale e tërësishme e tyre nuk do ta prishte solvencën e bankave.

Në kumtesë theksohet se në Raport është potencuar se vitin e kaluar erdhi deri tek përmirësimi i solvencës të sistemit bankar, me ç’rast norma adekuate e kapitalit arriti 15,7 për qind. Likuiditeti i sistemit bankar është i volitshëm, ku në vitin 2017, mjetet likuiduese janë ruajtur në nivel që mundësoi kryerje të papenguar të aktiviteteve afariste të bankave.

Në raport përmendet edhe se përvoja e bankave tregon rreziqe më të mëdha nga sektori bashkëpunues, kundrejt amvisërive, për ç’arsye është gjithnjë e më i madh interesi i tyre për mbështetjen kreditore pikërisht të amvisërive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit