Brazil, 1.124 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Mos i humb

Brazili konfirmoi 1.124 vdekje në 24 orët e kaluara nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se me bilancin e fundit 24-orësh, shifra e përgjithshme e të vdekurve nga virusi ka arritur në 27.878.

Po ashtu, brenda ditës së fundit janë regjistruar 26.928 raste të reja, duke e çuar në 465.166 numrin e të infektuarve deri më tani.

Brazili mbetet vendi më i prekur në Amerikën Latine, ndërsa radhitet i dyti në botë pas SHBA-së me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit