Brazil, ish presidenti u dorëzohet autoriteteve federale

Mos i humb

 

 

 

Ish-presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, i dënuar me 12 vite e një muaj burg për korrupsion, u dorëzua tek autoritetet federale të shtunën.

Gjykata e Lartë Federale të mërkurën konfirmoi dënimin kurse gjyqtari Sergio Moro dha afatin që deri të premten Lula da Silva të dorëzohet vullnetarisht në polici.

Lula da Silva, i cili nuk respektoi afatin e caktuar, natën e kaloi në ndërtesën e Sindikatës së Punëtorëve të Metalurgjisë në Sao Paulo.

Ish presidenti brazilian mori pjesë në një program të organizuar përpara ndërtesës së Sindikatës të shtunën në mëngjes, në kujtim të gruas së tij Marisa Letzii, e cila ndërroi jetë vitin e kaluar.

Programit, në shenjë mbështetjeje të Silvës iu bashkua edhe ish presidentja e shkarkuar Dilma Roussef, disa përfaqësues parlamentarë, senatorë, kryetarë komunash, yje nga bota e filmit dhe figura të tjera të njohura publike.

Lula da Silva hodhi poshtë akuzat me të cilat ngarkohet ndërsa nga Moro kërkoi t’i jepte dëshmi.

“Nuk fshihem. Do të shkoj të dëshmoj pafajësinë time, por edhe se nuk kam frikë dhe nuk iki. Nuk kanë se si të mbyllin idetë e mia. Zemra ime është zemra juaj, do të rrahin për miliona zemra. Nuk ka kuptim të mendoni se do të më ndalojë”, tha Silva duke kritikuar ashpër Gjykatën e Lartë Federale.

Mbështetësit e tij e penguan atë të largohet me automjet nga ndërtesa e Sindikatës dhe t’i dorëzohej policisë federale. Rreth orës 18:45 sipas kohës lokale, ai u largua nga ndërtesa dhe iu dorëzua policisë.

Pas ekzaminimit mjekësor me një avion të policisë federale, i cili po priste në aeroportin Congonhas, ai u transportua në një burg në Curitiba.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit