Brazil, numri i vdekjeve nga COVID-19 arrin në 159

Mos i humb

Numri i të vdekurve në Brazil nga koronavirusi i ri është rritur nga 23 në 159 persona, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i vendit, Luiz Henrique Mandetta, (AA).

Duke folur në një konferencë për shtyp, Mandetta tha se vendi i tij nuk ishte i pajisur mirë për të luftuar virusin dhe se ka nevojë për më shumë njësi të kujdesit intensiv dhe pajisje të frymëmarrjes.

Ndërkohë, presidenti Jair Bolsonaro, i cili më parë i referohej masave të koronavirusit si “histeri”, tha se deklaratat e gjendjeve të jashtëzakonshme nga disa guvernatorë ishin të ekzagjeruara.

Më 18 mars, gjendje e jashtëzakonshme u shpall në shtetet Rio de Janeiro dhe Sao Paulo, ku shpërthimi ishte më i dukshëm.

Brazili gjithashtu ka njoftuar të paktën 4.579 raste të konfirmuara.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 177 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit