Brazili shënon mbi 1 mijë viktima të reja, Meksika dhe India disa qindra

Mos i humb

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.254 vdekje, në Meksikë 895 dhe në Indi 482.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 45.305 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.668.589 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.254 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 66.741.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 332.708 raste dhe 16.475 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 976.977.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili njihet me veprimet e tij nënvlerësuese kundër pandemisë, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Meksikë, 895 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 895 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 32.014. Ndërsa me 6.258 raste të reja është rritur në 268.008 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 163.646 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi, 482 vdekje të reja nga COVID-19 

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 22.752 raste të reja duke e rritur në 742.417 numrin e rasteve ndërsa me 482 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 20.642 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 456.830 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit