Bregu Perëndimor, 7 palestinezë të plagosur në përplasje me ushtarët izraelitë

Mos i humb

 

Shtatë palestinezë janë plagosur në përplasje me forcat izraelite në Bregun Perëndimor Verior, njoftoi Gjysmëhënia e Kuqe Palestineze.

“Ekipet tona u ofruan ndihmë mjekësore shtatë palestinezëve të cilët ishin plagosur afër Nablusit, përfshirë njërin në gjendje të rëndë”, thuhet në një deklaratë të Gjysmëhënës së Kuqe.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se forcat izraelite janë përpjekur të kryenin arrestime në rajon, duke shkaktuar përplasje mes dhjetëra të rinjve palestinezë dhe trupave izraelite që përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Sipas ushtrisë izraelite, 11 palestinezë u arrestuan në bastisje gjatë natës në gjithë Bregun Perëndimor.

Palestinezët u arrestuan me prektekstin për “përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore”, pohoi ushtria në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë momentalisht mbahen në burgjet izraelite, përfshirë dhjetra gra dhe qindra të mitur.

Ushtria izraelite kryen shpesh aksione arrestimi në gjithë Bregun Perëndimor të okupuar me pretekstin e kapjes së palestinezëve “të kërkuar”.

Tensionet janë rritur nëpër territoret e pushtuara palestineze që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvendosën ambasadën e tyre muajin e kaluar nga Tel Avivi në Kuds, qytet i pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.

Që nga marsi, mbi 120 palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur me armë zjarri nga forcat izraelite gjatë protestave anti-okupuese në Rripin e Gazës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit