Bregu Perëndimor, palestinezët shënojnë Nakba-n me protesta dhe marshe

Mos i humb

Me protesta dhe marshe, sot në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar u shënua 71-vjetori i Nakba-s, dita e dëbimit të palestinezëve nga trojet e tyre për krijimin e shtetit izraelit.

Palestinezët përdorin termin “Nakba” në arabisht, që do të thotë “Katastrofa”, për t’iu referuar dëbimeve të vitit 1948 nga bandat cioniste.

Në protestat në qytetet Ramallah, Betlehem, Xhenin dhe El-Halil (Hebron), palestinzët me flamuj palestinezë dhe pankarta afrimuan të drejtën e tyre për t’u kthyer në trojet nga të cilat janë dëbuar.

Disa demonstrues mbanin maketa të çelësave që simbolizojnë të drejtën e kthimin në shtëpitë e tyre.

Nëpër xhamitë në Bregun Perëndimor u aktivizuan sirena për 71 sekonda në shenjë të 71-vjetorit të Nakba-s.

Me thirrje të Komitetit për Përkujtimin e Nakba-s, në Ramallah u organizua marsh nga mauzoleu i ish-presidentit palestinez Jaser Arafat deri në sheshin që mban po ashtu emrin e ish-liderit palestinez.

Ahmed Abu Havli, kreu i Departamentit për Çështje të Refugjatëve pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), në fjalën e tij gjatë organizimit tha se populli palestinez do të ngelet i përkushtuar ndaj parimeve të tij dhe nuk do të heqë dorë nga e drejta për kthim.

Ai theksoi se palestinezët janë të vendosur për të luftuar për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor.

Ndryshe, palestinezët çdo vit shënojnë 15 majin si “Nakba” për të përkujtuar shpalljen e pavarësisë së Izraelit më 14 maj të vitit 1948 në Palestinën historike të pushtuar dhe dëbimin e palestineëve nga vendlindjet e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit