Bregu: RCC vëmendje do t’i kushtojë bashkëpunimit me parlamentet në rajon

Mos i humb

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), Majlinda Bregu, e cila qëndron për vizitë në Maqedonisë, është pritur në takim nga kryetari i Komisionit për Çështje Europiane të Kuvendit të Maqedonisë, Artan Grubi.

Komisioni për Çështje Europiane i Kuvendit të Maqedonisë njoftoi se Grubi në takim e informoi bashkëbiseduesen për ngjarjet më të reja në vend, me vështrim të veçantë në realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, si dhe për Marrëveshjen e vitit të kaluar për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë.

“Në lidhje me realizimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Grubi theksoi se me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, u rrumbullakësua i gjithë zbatimi i Marrëveshjes, dhe se në rrjedhë është përforcimi i kapaciteteve administrative dhe teknike për zbatimin e saj praktik”, thuhet në njoftim.

Bregu, nga ana e saj, duke biseduar për aktivitetet e planifikuara të RCC-së, theksoi se ajo si Sekretare e Përgjithshme edhe më tutje do të angazhohet për ndihmën aktive të vendeve në rajon për afrimin e tyre në strukturat euroatlantike.

“Vëmendje të veçantë do t’i kushtojë përforcimit të bashkëpunimit të Këshillit me parlamentet në rajon, si dhe për bashkëpunimin e tyre reciprok”, tha Bregu.

Në takim u konstatua se për aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, së pari me rëndësi është të arrihet sundimi i së drejtës në vendet, për çka në periudhën e ardhshme duhet në mënyrë më intensive të punohet.

RCC është lançuar zyrtarisht në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Europës Juglindore (SEECP) në Sofje, më 27 shkurt 2008, si vazhdues i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore. Ky këshill përbehet nga 46 vende, organizatata ndërkombëtare dhe institucione financiare, ndërsa funksioni kryesor i tij është përgatitja dhe krijimi i projekteve zhvillimore dhe krijimi i klimës politike për zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve të SEECP-së.

Bregu funksionin Sekretare e Përgjithsme e RCC-së e mori në fillim të këtij viti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit