Brenda 30 viteve krijohet avioni hipesonik nga Boeing

Mos i humb

Kompania Boeing ka menduar të ndërtojë një avion për pasagjerët, i cili të mund të udhëtojë me shpejtësinë e zërit. Boeing ka bërë me dije se ky avion që kanë menduar të nxjerrin sëshpejti, do të mund të çojë udhëtarët në çdo cep të botës për rreth tre orë.

Me shpejtësi maksimale prej 3800 milje në orë, udhëtimi nga New Yorku në Londrës do të zgjasë jo më shumë se 120 minuta, ndërkohë që sot, ky udhëtim zgjat rreth 7 orë.

Boeing ka bërë me dije se koncepti është ende në fazën e parë të zhvillimit. Ka ende shumë sfida teknike për t’u zgjidhur, deri sa kompania të eksperimentojë prototipin.

Zëdhënësja e kompanisë, Brianna Jackson, ka thënë se gjithçka mund të bëhet realitet brenda 20 apo 30 viteve të ardhshme.

Ajo është shprehur: “Zhvillimet dhe ndryshimet e mëdha kërkojnë vite për t’u perfeksionuar, ndaj do të na duhet pak punë me një teknologji të tillë që kërkon punë dhe testime të njëpasnjëshme”./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit