Brexit, BE refuzon kërkesën për tërheqjen e “opsionit zgjidhje pa kufij” për Irlandën

Mos i humb

Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka kundërshtuar kërkesën e kryeministrit britanik, Boris Johnson, për ndryshime në marrëveshjen për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (Brexit), veçanërisht për ndryshime në çështjen e tërheqjes së “opsionit backstop” (zgjidhje pa kufij) për Irlandën.

“Opsioni ‘backstop’ është një siguri për të shmangur një kufi të rreptë në ishullin e Irlandës, veç nëse ose derisa të gjendet një alternativë”, tha Tusk në llogarinë e tij në Twitter.

“Ata që qëndrojnë kundër opsionit ‘backstop’ dhe nuk propozojnë alternativa realiste, në të vërtetë mbështesin rivendosjen e një kufiri. Edhe nëse nuk e pranojnë atë”, tha Tusk.

Komentet e kreut të Këshillit Evropian erdhën një ditë pasi Johnson i dërgoi një letër ku thuhej se kufiri irlandez ‘backstop’ duhet të tërhiqet, sepse sipas tij është “anti-demokratik” dhe kjo do të dëmtonte procesin e paqes në Irlandën Veriore.

Nëse Mbretëria e Bashkuar lëshon BE-në pa marrëveshje, opsioni “backstop” është një masë siguria që garanton kufij të hapur midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

BE në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se marrëveshje e largimit e nënshkruar nga paraardhësi i Johnson-it nuk do të rihapet përsëri për negociata dhe opsioni “backstop” është një politikë e sigurisë që Brukseli nuk mund ta heq qafe.

Johsnon ka pohuar se një Brexit pa marrëveshje do të ishte faji i BE-së.

Mbretëria e Bashkuar është planifikuar që të largohet nga BE-ja më 31 tetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit