Brexit, fuqi përçarëse në zhvillim

Mos i humb

Forcat Ajrore të SHBA-së hapin procesin për veshjet fetare

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë zbatuar ndryshime gjithëpërfshirëse në kodin e tyre të veshjes, me çka lejojnë pjestarët e shërbimit të kërkojnë leje për...

IKSHPK: Gripi në Kosovë me intensitet të lartë, mbi pesë mijë raste deri me tani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me...

Shfuqizimi i vendimit për emërimin e 14 konsujve, kërkohet të rishikohen edhe vendimet për shefat e misioneve diplomatike e Konsujt e Nderit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca një ditë më parë ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme,...

“Zyrtarët malajzianë besonin se piloti ka rrëzuar avionin MH370”

Ish-kryeministri i Australisë, Tony Abbott pretendon se zyrtarët malajzianë besonin se piloti ka rrëzuar avionin malajzian të fluturimit MH370 që u zhduk në vitin...

Në një seancë historike të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të mbahet gjatë ditës së nesërme, ligjvënësit britanikë do të votojnë marrëveshjen e fundit të arritur për Brexit-in, rreth tre vite e gjysmë pas referendumit që çoi Mbretërinë e Bashkuar në një drejtim për t’u ndarë nga Bashkimi Evropian (BE).

Mirëpo, progresi i vërtetë në miratimin e çështjes së diskutueshme të Brexit-it duket i pamundur, pasi matematika parlamentare parashikon një detyrë herkuliane për kryeministrin britanik që të grumbullojë votat e nevojshme.

Partia konservatore e kryeministrit Boris Johnson ka numrin më të madhe të vendeve në dhomën e ulët të parlamentit, por i mungon një shumicë, kështu që ai ka nevojë për mbështetjen e Partisë Demokratike Unioniste (DUP) të Irlandës së Veriut, partnerët e tij de-faktor të qeverisë.

Udhëheqësja e partisë DUP, Arlene Foster, tashmë ka thënë se ata nuk do të mbështesin marrëveshjen e kryeministrit Johnson, duke mbajtur të njëjtën vijë si të gjitha partitë opozitare dhe duke vendosur para kryeministrit një kodër të lartë për të arritur në Westminster.

Nëse thirrjet e kryeministrit Johnson për të gjithë deputetët që të mbështesin marrëveshjen bien në vesh të shurdhër, aktualisht një perspektivë shumë e mundshme, marrëveshja e re do të dështojë.

Cilat hapa mund të prezantojë opozita për të detyruar kryeministrin Johnson të kërkojë një prolongim të afatit të 31 tetorit do të formësohen nga amendamentet gjatë seancës historike dhe të rrallë të ditës së shtunë.

Johnson ka kundërshtuar fuqishëm një prolongim, duke theksuar se më mirë do të ishte “i vdekur në një hendek” sesa të kërkojë një prolongim, por ai po ashtu u detyrua të zbatojë ligjin që kaloi dhe të kërkojë një prolongim siç u përcaktua me Aktin e Benn-it, një akt që kërkon prolongimin e datës së largimit nga BE-ja.

Johnson ka deklaruar se me këtë marrëveshje ose pa marrëveshje, BE-ja nuk do të japë një prolongim tjetër përtej 31 tetorit.

Megjithatë, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, la derën e hapur për një prolongim tjetër, duke u theksuar gazetarëve se ai do të konsideronte pikëpamjet e vendeve anëtare nëse lind një kërkesë e tillë.

– Kundërshtimi i partisë DUP

Duke dhënë hua dhjetë deputetë në një marrëveshje “besimi dhe furnizimi”, DUP ka vepruar si partner në qeverisje pasi konservatorët humbën shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017.

Që nga fillimi, partia sindikaliste e Irlandës së Veriut ka kundërshtuar në mënyrë kategorike idenë e ndonjë marrëveshjeje që do të vendoste kufi doganor midis rajonit të Mbretërisë së Bashkuar dhe pjesës tjetër të mbretërisë.

Megjithatë, marrëveshja e re e parashikon pikërisht këtë kufi, kështu që ajo është e papranueshme për partinë DUP si palë që i jep përparësi bashkimit me Mbretërinë e Bashkuar.

– E ardhmja e mbretërisë

Përderisa Marrëveshja e Belfastit e vitit 1998, e njohur ndryshe si Marrëveshja e të Premtes së Mirë, përcakton që votuesit e Irlandës së Veriut mund të organizojnë një referendum për t’u bashkuar me Republikën e Irlandës.

Irlanda e Veriut në vitin 1973 votoi për të qëndruar në BE dhe marrëveshja e re, nëse ratifikohet në Westminster, do t’i mbajë ato në BE në një shkallë të caktuar, duke shtuar shqetësimet e sindikalistëve në rajon. Sipas marrëveshjes, kufiri do të mbetet ashtu siç është, me asamblenë lokale që do të ketë të drejtë të rishqyrtojë tërheqjen nga rregulloret e BE-së çdo katër vite.

Shumë komentues mendojnë se kjo mund të jetë fillimi i bashkimit të dy shteteve irlandeze.

Thirrjet për një referendum të dytë të pavarësisë në Skoci janë bërë që nga referendumi për Brexit në vitin 2016, por aktualisht ata po rriten zëshëm dhe qartë.

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se një referendum i tillë do të mbahej vitin e ardhshëm, duke e veçuar Skocinë që të mos “tërhiqet nga BE-ja me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar”.

Në referendumin e vitit 2016, skocezët kryesisht votuan për të qëndruar në BE, respektivisht 62 për qind e votuesve vendosën që të mbeten anëtare e BE-së.

Një referendum i dytë mund t’i japë fund Mbretërisë së Britanisë së Madhe, e cila ekziston për më shumë se 300 vite, që nga Aktet e Unionit në vitin 1707.

Kështu që Brexit, një nga faktorët më përçarëse në shoqërinë britanike dhe në mbretëri, në të vërtetë mund të largojë mjegullën në Mbretërinë e Bashkuar dikur të fuqishme me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, duke e pakësuar atë brenda disa viteve në Mbretërinë e Anglisë dhe Uellsit.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Reporterja e PE për Shqipërinë thirrje politikës shqiptare: Dialogoni. Zgjedhje të parakohshme? Vendimi i takon partive

Reporterja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike në vend, që në sajë...

Gjermani, dënohen tre persona për grabitjen e një monedhe ari me peshë 100 kilogramë

Tre persona u dënuan me burg për grabitjen spektakolare në mars 2017 të një monedhe ari me peshë 100 kilogramë nga muzeu...

Trump kritikon fituesin jugkorean të Çmimit Oscar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu pakënaqësi për përzgjedhjen e "Parasite" si filmin më të mirë të vitit, një sukses historik për...

Po ikin të gjithë! Serbia ndalon largimin e infermierëve

Serbia ka ndërprerë papritur dërgimin e infermierëve në Gjermani, njoftoi gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Sipas përllogaritjeve ende mungojnë...

Dështon sërish seanca ndaj dosjes “339”, mungojnë avokatët kryesorë dhe disa prej të akuzuarve

Është shtyrë sërish seanca paraprake për njërën prej pjesëve të dosjes “339”, e cila ka në total 15 persona të akuzuar.