“Brexit-i pa marrëveshje nuk është në dobi të askujt”

Mos i humb

Zëdhënësi i qeverisë në Gjermani, Steffen Seibert, tha se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian (BE) me marrëveshje është shumë më i mirë se sa një Brexit pa marrëveshje.

Ai në një deklaratë të bërë sot gjatë një aktiviteti në kryeqytetin Berlin, duke shprehur keqardhjen e qeverisë gjermane nga ajo se Britania e Madhe dëshiron të largohet nga BE-ja, tha se faktet duhet të merren parasysh dhe se Brexit-i është një fakt.

Seibert tha se qeveria gjermane gjithmonë ka dhënë përpjekje për një Brexit me marrëveshje. “Brexit-i me marrëveshje është shumë më i mirë se sa Brexit-i pa marrëveshje”, u shpreh ai.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane përsëriti se Brexit-i pa marrëveshje nuk është në dobi të askujt.

Ai shtoi se kancerlarja gjermane Angela Merkel, do të takohet me kryeministrin britanik, Boris Johnsson, në Berlin ditën e mërkurë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit