Brexit, i parë nga sytë e diasporës shqiptare

Mos i humb

 

Përveçse riformësimit të hartës së Evropës, dihej që pasojat e Brexit në Britaninë e Madhe do të ishin të ishin komplekse dhe të thella në aspektin gjeopolitik apo kulturor. Zenel Hoxha, një ndër organizatoret e diasporës shqiptare pas viteve 90, tregon ndikimin afatshkurtër.

 “Britania e Madhe njihej si vendi më multikulturor, në harmoni me njëri-tjetrin. Brexit solli tronditjen ekonomike dhe për pasojë dihet që një ndër kërkesat e autoktonëve është që vendet e punës po merren nga të huajt, që vijnë një vendin tonë, kështu që duhet patjetër të kontrollohet emigracioni në atë shkallë që mundësisht të mos ketë asnjë të huaj të pakontrolluar ose merituar”, shprehet Zenel Hoxha.

Nga ana tjetër pasojat shtrihen edhe në Evropë, e cila ka shpenzuar energji poltitike të konsiderueshme për këto vite, por as Britania nuk ua ka mbathur këtyre pasojave, të cilat sidomos prekin edhe komunitet jo autoktone aty.

“Britania e Madhe është vendi i lirisë, vendi i demokracisë. Dhe shqiptarët janë ndierë shumë të lumtur se sa mund ta imagjinonin. Është komuniteti më i ri, mbi 20 vjet. Shija që ka lënë Brexit prej më shumë se dy vjetësh është jashtëzakonisht e hidhur për faktin se përqendrimi i të gjithë makinerisë propagandistike shtetërore etj, është përqëndruar tek të huajt që jetojnë në Britaninë e Madhe”, tregon Hoxha.

Përveç ekonomisë, marrëveshjes së tregut e lirë etj, pasojat sociale janë ato që po ashtu ndihen ndjeshëm pas Brexit.

“Unë them që ishte më tepër një referendum i manipuluar se sa një fakt që përfaqëson vullnetin e Britanisë së Madhe dhe Britanikëve. Ne mund të numërojmë raste të ndryshme me prapavijë raciste, sidomos të inkurajuara pas Brexit”, deklaron Zenel Hoxha.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit