Brexit, Mbretëria e Bashkuar në çdo skenar do të ishte më keq

Mos i humb

Sipas një analize të qeverisë britanike për ndikimin ekonomik pas largimit nga Bashkimi Europian (BE), Mbretëria e Bashkuar do të ishte më keq në çdo skenar nëse do të vazhdonte me Brexit-in.

Analiza e titulluar “Analiza e daljes nga BE-Cross Whitehall Briefing” dhe e datuar në janar 2018, shqyrtoi tre skenarë të mundshëm, edhe atë një skenar pa marrëveshje në të cilin Mbretëria e Bashkuar do të kthehej në rregulloren e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë me BE-në dhe një qasje në një treg të vetëm të vazhdueshëm përmes anëtarësimit në Zonën Ekonomike Europiane.

Dokumenti i cili synonte të tregohet në mënyrë konfidenciale te ministrat e kabinetit këtë javë, u zbulua në atë që u përshkrua si një zhvilim “i turpshëm” te kryeministrja Theresa May dhe sekretari i Brexi-it, David Davis.

Nën një skenar pa marrëveshje, Mbretëria e Bashkuar do të shihte një rritje ekonomike të reduktuar për 8 për qind.

Nën një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë me BE-në, rritja do të reduktohet për 5 për qind gjatë 15 viteve të ardhshme. Megjithatë, nëse Mbretëria e Bashkuar ka ruajtur qasjen në tregun e përbashkët dhe është anëtare e Zonës Ekonomike Europiane, rritja ekonomike do të reduktohej me vetëm 2 për qind.

Megjithatë, vlerësimi i ndikimit nuk merr parasysh efektet afatshkurtra që Brexit-i do të ketë në ekonomike, siç është përshtatja e ekonomisë me marrëveshjet e reja doganore dhe rregulloren, të cilat mund të rezultojnë më keq se statistikat e lartpërmendura.

Kur i shikojmë sektorët më të prekur, dokumenti tregon se prodhimi, shitja me pakicë, makinat, ushqimi, pijet dhe kimikatet, të gjitha do të përballeshin me efekte negative në të tre skenaret.

Të gjitha rajonet e Mbretërisë së Bashkuar poashtu do të ndikohen negativisht, me verilindjen, Mindlans-in Perëndimor dhe Irlandën e Veriut duke u përballur me rëniet më të mëdha në ecuritë ekonomike.

Aktivistët pro-BE-së dhe aktivistët Remain thanë se raporti i parë nga BuzzFeed News, ka konfirmuar frikën e tyre të parë të Brexit-it dhe ndikimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Eloise Todd, shefi ekzekutiv i organizatës anti-Brexit “Best for Britain”, tha se sipas analizës sekrete të qeverisë, edhe skenari më i butë i Brexit-it do të thotë një goditje të rritjes prej 2 për qind.

“Qeveria po e quan këtë dokument të turpshëm, por është shumë më keq se aq. Është një akt kolosal i vet dëmit ekonomik, i shkruar qartë, në të zezë dhe të bardhë. Ne po lexojmë për një ekonomi që përballet me humnerën”, tha Todd.

Ndërkaq, Chris Leslie, një deputet i Partisë Laburiste dhe mbështetës i grupit anti-Brexit, ka apeluar për publikimin e dokumentit, duke shtuar se: “Është pak çudi që qeveria ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të publikojë një analizë serioze të Brexit-it, vlerësimet e tyre të ndikimit theksojnë atë që ka qenë prej kohësh e qartë, se plani i tyre i pamatur për t’u përplasur nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor do të na lë të gjithëve shumë më keq”.

Megjithëse qeveria nuk pranoi të komentonte mbi dokumentet e zbuluara, ajo argumentoi se analiza nuk mbulonte opsionin e preferuar të kryeministres May për një marrëveshje të caktuar që do të përbënte një “partneritet të thellë dhe të veçantë” me BE-në.

Negociatat mbi bisedimet tregtare midis Britanisë dhe BE-së pritet të rifillojnë në muajin mars./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit