“Brexit paraqet rrezik për perspektivën e rritjes së Irlandës”

17
0

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditimit Moody’s, njoftoi se procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) paraqet rrezik të jashtëm për perspektivën e rritjes së Irlandës.

“Pamja ekonomike e Irlandës është në gjendje të fuqishme për arsye se është nikoqire e kompanive ndërkombëtare dhe fitimet konkurruese. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE, përbën rrezikun më të madh të jashtëm në lidhje me rritjen e Irlandës në aspektin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Moody’s.

Në njoftim më tutje theksohet se Irlanda është ekspozuar rreziqeve që vijnë nga procesi i Brexit-it, duke u pohuar se ndryshimi i tarifave doganore globalisht dhe ngadalësimi i tregtisë globale bën shtypje mbi ekonominë irlandeze.

“Financimi publik në Irlandë u rikuperua me shpejtësi me rimëkëmbjen ekonomike. Gjithashtu edhe sektori privat pakësoi nivelin e borxheve. Edhe sektori bankar tashmë nuk është një detyrim urgjent për qeverinë”, thekson zëvendëskryetarja e Moody’s, Sarah Carlson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here