Britani, 938 të vdekur brenda një dite nga COVID-19

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Britani është rritur në 7.097, pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 938 viktima, transmeton (AA).

Bilanci i 24 orëve të fundit është shifra më e lartë e viktimave e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ndërkaq, numri i rasteve me COVID-19 është rritur për 5.492, duke shkuar në 60.733.

Siç njoftohet, në shifrat e publikuara sot nuk janë përfshirë të dhëna nga Irlanda e Veriut.

Në vend të prekur nga virusi kanë rezultuar edhe princi Charles, i cili tashmë është shëruar, dhe kryeministri Boris Johnson, i cili dhjetë ditë pas diagnostikimit u shtrua në spital dhe u vendos në kujdes intensiv pas vazhdimit të simptomave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit