Britani, dhjetra të evakuuar pas reshjeve intensive

Mos i humb

Dhjetra njerëz të bllokuar u shpëtuan mbrëmjen e së enjtes nga shtëpitë e tyre të përmbytura në Midlands të Britanisë së Madhe.

Disa pjesë të rajonit Lancashire u goditën më rëndë, teksa shërbimet e emergjencës ndihmuan në evakuimin e 70 njerëzve.

Mbi 100 incidente u shkaktuan nga rritja e nivelit të ujit. Zyra Meteorologjike e Britanisë (Met Office) njoftoi se 43 milimetra shi kanë rënë në 24 orë.

Qindra shtëpi po ashtu kanë mbetur pa energji elektrike në Blackpool.

Reshjet e dendura gjithashtu shkaktuan pengesa në udhëtim, pasi disa rrugë u mbyllën dhe shërbimet hekurudhore u pezulluan në Uellsin e Veriut. Ndërkohë, reshje të borës janë parashikuar në gjithë Skocinë.

Agjencia e Mjedisit lëshoi 25 paralajmërime për përmbytje në veri-perëndim të Anglisë të enjten në mëngjes./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit