Britani, oficeri i policisë akuzohet për vrasjen e ish-futbollistit Dalian Atkinson

26
0

Shëbimet e Prokurorisë së Kurorës në Britani (CPS) kanë bërë të ditur se një oficer i policisë është akuzuar për vrasje mbi vdekjen e ish-futbollistit të klubit Aston Villa, Dalian Atkinson, pasi ndaj tij u përdor pistoletë elektroshok.

“Pas vdekjes së Dalian Atkinson-it në Telfort më 15 gusht të vitit 2016, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ka autorizuar një akuzë për vrasje kundër një polici në policinë West Mercia”, tha në një deklaratë Jenny Hopkins nga CPS.

“Një polic i dytë, nga e njëjta forcë, është akuzuar për sulm duke shkaktuar dëme trupore. Familja e z. Atkinson është informuar”, tha ajo.

Ajo po ashtu shtoi se procedurat penale kundër dy oficerëve tani janë aktive, po nuk zbuloi identitetin e tyre.

48-vjeçari Dalian Atkinson u deklarua i vdekur nga policia West Mercia në gusht të vitit 2016, pasi oficerët e policisë iu përgjigjën një incidenti.

“Policia mund të konfirmojë që oficerët iu përgjigjën një raportimi për shqetësim për sigurinë e një individi. Pas mbërritjes u përdor pistoleta elektroshok dhe një burrë 48-vjeçar u deklarua i vdekur në rreth 3 të mëngjesit”, tha polica për incidentin.

Atkinson ka luajtur për klubin Aston Villa dhe Manchester City në Premier Ligë. Ai po ashtu ka luajtur për Fenerbahçen e Turqisë midis viteve 1995 dhe 1997.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here