Britania e Madhe e shqetësuar për situatën në Gaza

Mos i humb

 

Sekretari britanik për Punët e Jashtme, Boris Johnson, tha se shteti i tij ndjen shqetësim të madh për sulmet me armë zjarri të ushtrisë së Izraelit ndaj civilëve palestinezë dhe për gjendjen e përkeqësuar në Gaza.

Në një deklaratë me shkrim pas takimit të tij në Londër me kryeministrin e Izraelit, Binyamin Netanyahu, Johnson tha se “Ndjejmë shqetësim të thellë për humbjen e jetës së më shumë se 120 palestinezëve dhe për përkeqësimin e gjendjes në Gaza gjatë javëve të fundit”.

Johnson vuri në dukje se edhe populli i Gazës edhe ai i Izraelit kanë të drejtë që të jetojnë në siguri dhe paqe, pa ndjerë shqetësim të vazhdueshëm të sigurisë.

“Vazhdojmë që t’i bëjmë presion edhe qeverisë së Izraelit edhe asaj të Palestinës që t’iu përmbahen veprimeve të cilat do të vështirësojnë edhe më shumë paqen”, thotë ai.

Duke i bërë thirrje Izraelit për një hetim të pavarur dhe transparent për vdekjet, Johnson vuri në dukje angazhimin e Britanisë së Madhe për sigurinë dhe stabilitetin e këtij shteti.

Sekretari i Jashtëm britanik foli edhe për marrëveshjen bërthamore me Iranin, ku u shpreh se së bashku me Francën dhe Gjermaninë po besojnë se kjo marrëveshje është rruga më e mirë për sigurinë e rajonit.

Pas vizitës së tij në Gjermani dhe Francë, Netanyahu dje shkoi edhe në Londër, ku përveç Johnson u takua edhe me kryeministren britanike, Theresa May.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit