“Britania i ka propozuar BE-së 50 miliardë euro për Brexit-in”

Mos i humb

Pretendohet se Britania ka propozuar t’i paguajë rreth 50 miliardë euro kompensim BE-së në lidhje me procesin e largimit (Brexit) nga Bashkimi Europian (BE).

BBC, ka pretenduar se Qeveria e Britanisë në takimin e kabinetit javën e kaluar është dakorduar për pagesën rreth 50 miliardë euro kompensim BE-së dhe se këtë propozim ia ka përcjellë Brukselit.

Theksohet se mes palëve ende nuk është arritur një marrëveshje në lidhje me pagesën e kompensimit, por se propozimi i qeverisë britanike për momentin është mirëpritur nga Brukseli.

Michel Barnier hedh poshtë pretendimet për “llogarinë Brexit”.

Kryenegociatori i Bashkimit Europian (BE) në negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga blloku, Michel Barnier, është shprehur se shpreson që do të arrihet marrëveshje për kompensimin financiar para Samitit të BE-së nga gjysma e dhjetorit.

Barnier hodhi poshtë zërat të cilat u paraqitën të martën, sipas të cilave, të dyja palët janë dakorduar që “llogaria për Brexit”, gjegjësisht Britania të paguajë rreth 50 miliardë euro.

“Shpresoj se në Samitin e BE-së më 14 dhe 15 dhjetor në Berlin mund të lajmërojë Këshillin Europian se ndërkohë kemi arritur deri te marrëveshja mbi këtë çështje”, tha Barnier të mërkurën.

Ai shtoi se arritja e kësaj marrëveshjeje me Londrën do të thotë se “kemi arritur një hap shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet tona”.

Qeveria britanike pohon se negociatat për financat edhe më tej janë në rrjedhë dhe se nuk është dakorduar kurrfarë shume.

Në shtator në mediat britanike ishte pretenduar se kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ishte përgatitur për të paguar një kompensim rreth 20 miliardë euro për largimin nga BE-ja.

Britania dëshiron të nisë negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë sa më shpejt që të jetë e mundur./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit