Britania kërkon seancë urgjente të KS-OKB-së për rastin Skripal

Mos i humb

Britania e Madhe ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për hetimin e sulmit me agjent nervor në qytetin Salisbury.

Siç bën të ditur Zyra e Jashme e Commonwealth-it Britanik, thirrja për mbledhjen vjen pasi Rusia humbi një afat nga Londra për të shpjeguar se si më 4 mars një lloj i caktuar i agjentit nervor ushtarak u përdor në sulmin ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal.

Gjatë ditës së djeshme, sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, tha se Rusia duhet të japë shpjegim për agjentin nervor rus Novichok të përdorur në këtë incident dhe se Kremlini për këtë kishte kohë deri në mesnatën e kaluar.

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se Moska nuk do t’i përgjigjet kërkesës së Londrës për të shpjeguar rolin e pretenduar të Rusisë në helmimin, përveç nëse lejohet qasja në materialet e rastit.

Nga ana tjetër, kryeministrja britanike, Theresa May, pasditen e sotme pritet të njoftojë një seri masash kundër Rusisë.

Moska vazhdimisht ka thënë se nuk ka “asnjë motiv” në tentativën e vrasjes së Skripal-it dhe vajzës së tij, por Zyra e jashtme britanike tha se incidenti në Salisbury “ndjek një model të mirëinformuar të agresionit shtetëror rus”.

66 vjeçari Sergei Skripal dhe bija e tij 33 vjeçare Julia, u shtruan në spital pasi më 4 mars u gjetën pa vetëdije në një stol në qytetin jugor Salisbury të Anglisë.

“Tani është e qartë se z. Skripal dhe vajza e tij u helmuan me një agjent nervor ushtarak të tipit të zhvilluar nga Rusia, veçanërisht të grupit Novichok”, u tha të hënën kryeministrja May ligjvënësve britanikë.

Incidenti ka bërë krahasime me ish-agjentin e KGB-së Alexander Litvinenko, i cili vdiq në vitin 2006 pasi piu çaj radioaktiv. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje mohuan ndonjë përfshirje.

– NATO deklaratë lidhur me helmimin e Sergey Skripal

Lidhur me ngjarjen e helmimit të agjentit të dyfishtë Sergey Skripal dhe të vajzës së tij Yulia me një substancë kimike e cila ndikon në sistemin nervor dhe me karakteristikë ushtarake, prodhim rus, NATO është shprehur se janë shkelur normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Në një deklaratë me shkrim nga NATO thuhet se kanë shqetësim të “thellë” për sulmin në fjalë dhe se janë në solidaritet me Britaninë e Madhe.

Në deklaratë lidhur me rastin e helmimit të ish-spiunit rus thuhet se “Sulmi nënkupton shkeljen e normave dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Duke u shprehur se do të vazhdojë mbështetja për hetimet e realizuara nga autoritetet britanike lidhur me çështjen, në deklaratë thuhet se që nga themelimi i NATO-s për herë të parë “gazi nervor po përdoret me qëllim të sulmit”.
Po ashtu kërkohet që Rusia t’iu përgjigjet pretendimeve të Britanisë së Madhe se substanca e përdorur është substancë e grupit të kimikateve të quajtura “Novichok”.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Ai ishte dënuar për “tradhti të lartë në formën e spiunazhit” nga një gjykatë ushtarake e Moskës në vitin 2006 dhe u dënua me 13 vjet burg pasi kishte pranuar të rrjedh informacion për shërbimet sekrete britanike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit