Britania ndalon të gjitha aktiviteteve tregtare, përveç marketeve dhe farmacive

Mos i humb

Në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), në Britaninë e Madhe është kufizuar dalja e qytetarëve nga shtëpia, ndërsa është vendosur për mbylljen e të gjitha bizneseve, përveç marketeve dhe farmacive.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke iu drejtuar kombit, foli për vendimet e reja.

Ai duke theksuar rëndësinë e parandalimit të përhapjes së virusit, tha se, “Sonte duhet t’u jap një udhëzim shumë të thjesht për popullin britanik. Duhet të qëndroni në shtëpi”.

Johnson tha se njerëzve do t’u lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për blerje të gjë sendeve themelore, për t’u ndihmuar personave në nevojë, të vrapojnë të vetëm, si dhe për nevoja mjekësore. Ai po ashtu njoftoi se udhëtimi për në punë do të lejohet vetëm në rast se nuk mund të kryhet nga shtëpia.

Ata që do të shkelin rregullat do të gjobiten

Më tej, kryeministri britanik tha se në rast se nuk respektohen rregullat, policia do t’i vendos gjoba.

Johnson gjithashtu potencoi se në këtë drejtim është vendosur mbyllja e dyqaneve për veshje dhe të elektronikës, bibliotekat, këndet e lojrave, palestrat e hapura, vendet e adhurimit, si dhe bizneset që ofrojnë produkte jo thelbësore.

Kryeministri njoftoi se ndalohen takimet me mbi dy njerëz përveç anëtarëve të familjes, duke shtuar se janë ndaluar të gjitha aktivitete sociale në mesin e tyre edhe darsmat dhe ceremonitë e pagëzimit, duke përjashtuar ceremonitë mortore.

Ai tregoi se këto masa do të zbatohen tre javët e ardhshme.

Ndërkohëm numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend është rritur me 54 raste të, duke arritur në 335.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit