Britania nuk i jep status diplomatik themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Mos i humb

Britania ka refuzuar kërkesën e qeverisë së Ekuatorit për t’i dhënë status diplomatik themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Britanisë bëri të ditur se qeveria e Ekuatorit në ditët e kaluara ka bërë kërkesë që Assange-it t’i jepet status diplomatik në Britani, porse kjo kërkesë është refuzuar.

Ai tha se nuk janë duke zhvilluar asnjë bisedë me Ekuatorin lidhur me këtë çështje.

“Ekuatori e di se rruga e zgjidhjes është që Julian Assange ta braktisë ambasadën në mënyrë që të përballet me drejtësinë”, tha zëdhënësi.

Ndryshe, në muajin maj në Suedi u rrëzua procesi gjyqsor që përfshin akuzat për përdhunim ndaj Assange-it.

45-vjeçari Assange prej gjashtë vitesh jeton në Ambasadën e Ekuatorit në Londër.

Gjykata britanike në vitin 2012 kishte vendosur për ekstradimin e Julian Assange-it, shtetas australian, në Suedi, ku akuzohet për përdhunim të dy femrave në vitin 2010.

Pas vendimit për ekstradim, Assange, i cili ndodhej në Britani, në muajin qershor u strehua në Ambasadën e Ekuatorit në Londër për shkak të rrezikut për dërgim në SHBA në rast se do të ekstradohej në Suedi.

Policia britanike kishte bërë të ditur se në rast se Assange braktis ambasadën, atëherë do të zbatojë urdhrin për arrest të lëshuar më parë nga Gjykata e Kundërvajtjeve e Westminsterit për shkak të mosparaqitjes së tij në gjykatë në qershor të vitit 2012.

Ekuatori kishte pranuar kërkesën për azil politik të Assange-it, i cili kishte shkaktuar debate pasi përmes faqes së tij të internetit kishte shpalosur komunikime të shumta të Departamentit Amerikan të Shtetit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit