Britania nuk rekomandon maska në zyra!

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, tha se qeveria nuk do të rekomandojë që njerëzit të vendosin maska në zyra, pas spekulimeve se rregullat në ambientet e punës mund të ndjekin ato të dyqaneve.

“Ne nuk do rekomandojmë maska nëpër zyra”, – tha Hancock për Sky News këtë Javë. Blerësit në Angli do të duhet të mbulojnë fytyrën në dyqane dhe supermarket nga data 24 Korrik, për të reduktuar rrezikun e përshpejtimit të infeksionit, sipas deklaratës së kryeministrit Boris Johnson.

Hancock tha se qeveria ka vlerësuar veshjen e maskave në zyra, por e refuzoi idenë duke thënë se nëse njerëzit kalojnë kohë së bashku, mbulimi i fytyrës nuk ofron mbrojtje. “Në ndërveprimet me njerëzit që nuk janë të afërm, veshja e maskave mund të jetë efektive”, – tha ai. Mbulimi i fytyrës është i detyrueshëm në transportin publik në Angli.

Telegraph raportoi më herët gjatë javës se qeveria mund të rekomandojë së shpejti vendosjen e maskave në të gjithë zonat publike, përfshirë zyrat dhe ambiente të tjera të punës. Hancock e refuzoi këtë duke thënë se është diçka që është vlerësuar e më pas, refuzuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit