Britania rrit nivelin e kërcënimit për personelin në Irak

Mos i humb

Mbretëria e Bashkuar ka rritur nivelin e kërcënimit për forcat dhe personelin e saj diplomatik në Irak për shkak të “rritjes së rrezikut të sigurisë nga Irani”.

Siç raporton Sky News, Britania po ashtu ka vendosur personelin e saj dhe familjet e tyre në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Katar për shkak të “rritjes së gjendjes alarmante”.

Administrata amerikane kohët e fundit ka pohuar se Irani është në përgatitje për të sulmuar pasuritë e SHBA-ve në të gjithë rajonin.

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në rajon ka dërguar një grup të avionëve, një skuadër bombash B-52 dhe një bateri raketash patriot, duke rritur tensionet tashmë të larta në rajon.

SHBA-të të mërkurën kanë urdhëruar po ashtu largimin e punonjësve jo-emergjent të ambasadës nga Iraku, një lëvizje e ndjekur nga Gjermania dhe Holanda.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit