Britania sanksionon 20 shtetas sauditë, shkelës të të drejtave të njeriut

Mos i humb

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab njoftoi sot sistemin e ri dhe të pavarur të sanksioneve në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilin janë rreth 50 shkelës të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, Rusi, Mianmar dhe në Korenë e Veriut.

Sanksionet kanë për shënjestër individë dhe organizata, por jo edhe shtete të tëra. Ato përfshijnë ngrirjet e pasurive dhe ndalimet e udhëtimit, ndërsa synojnë ata që shkelin të drejtat e njeriut, si dhe ata që mbështesin ose përfitojnë financiarisht nga këto abuzime.

Më parë, Mbretëria e Bashkuar ishte e detyruar të marrë pjesë në sanksionet e OKB-së dhe BE-së, por në vitin 2018 vendi vendosi regjimin e tij të sanksioneve pas Brexit-it.

“Kjo qeveri është e përkushtuar që Mbretëria e Bashkuar të jetë një forcë edhe më e fuqishme për të mirën në botë”, i tha Raab në parlamentin britanik.

“Ne do të mbajmë përgjegjës autorët e abuzimeve më të këqija të të drejtave të njeriut”, shtoi ai.

“Ata që kanë gjak në duart e tyre nuk do të jenë të lirë të vallëzojnë në këtë vend, të blejnë pronë në Rrugën ‘Kings’, të bëjnë blerjet e tyre të Krishtëlindjes në ‘Knightsbridge’, ose të derdhin para të pista përmes bankave britanike”, tha Raab.

“Sot ne po përcaktojmë 49 persona dhe organizata për përgjegjësi në disa nga abuzimet më të këqia të të drejtave të njeriut në kujtesën e fundit”, tha Raab, duke shtuar se “kjo është një demonstrim i angazhimit të Britanisë së Madhe për të vepruar si një forcë për të mirën në botë”.

Një deklaratë e Zyrës së Jashtme thuhet se “individët dhe organizatat janë vala e parë e përcaktimeve nën regjimin e ri, ndërsa sanksione tjera priten në muajt e ardhshëm”.

“Nga sot, regjimi i ri global nënkupton që Mbretëria e Bashkuar ka fuqi të reja për të ndaluar ata që janë të përfshirë në shkelje dhe abuzime serioze të të drejtave të njeriut nga hyrja në vend, kanalizim të parave përmes bankave në Mbretërinë e Bashkuar, ose përfitime nga ekonomia jonë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se “kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar njerëz ose subjekte për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime nën një regjim vetëm të Mbretërisë së Bashkuar, që do t’i lejojë Mbretërisë së Bashkuar të punojë në mënyrë të pavarur me aleatët si SHBA, Kanadaja, Australia dhe Bashkimi Evropian”.

Lista e të sanksionuarve përfshin 25 shtetas rusë të përfshirë në vdekjen e Sergei Magnitsky, i cili zbuloi korrupsionin e përhapur në autoritetet ruse, 20 shtetas saudit të përfshirë në vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi, dy gjeneralëve të rangut të lartë të Mianmarit të përfshirë në dhunën sistemike dhe brutale ndaj muslimanëve Rohingya dhe dy organizatave nga Koreja e Veriut të përfshira në punë të detyruar.

Emrat e gjashtë sauditëve të sanksionuar u përfshinë në deklaratën e Zyrës së Jashtme, të cilët u përfshinë në vrasjen e paligjshme të Jamal Khashoggi në Stamboll më 2 tetor 2018, si pjesë e skuadrës prej 15 personave të dërguar në Turqi nga autoritetet saudite.

Përfshirja e tyre ka të bëjë me kryerjen, planifikimin dhe menaxhimin e vrasjes, deri në fshehjen e provave që lidhen me vdekjen e tij.

Bëhet fjalë për Ahmed Hassan Mohammed Al Asiri, nënkryetari i shërbimit saudit të inteligjencës; Saud Abdullah Al Qahtani, këshilltar i princit të kurorës në oborrin mbretëror; Salah Muhammed Al Tubaigy, pjesëtar i stafit mjekoligjor në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Arabisë Saudite; Mustafa Mohammed Al Madani, gjeneral brigade dhe oficer i inteligjencës në Arabinë Saudite.

Në listë janë edhe zyrtarët e inteligjencës dhe ushtrisë Naif Hassan Al Arifi dhe Mansour Othman Abahussain.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit