“Britania shpreson të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë”

Mos i humb

 

Britania shpreson të vazhdojë lidhjen e saj të ngushtë me Ankaranë pas rezultatit të zgjedhjeve në Turqi, tha ministri për Europën dhe Amerikën në Zyrën e Jashtme britanike.

Duke folur pas arritjes në Luksemburg për Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Duncan tha se Britania kërkon të vazhdojë bashkëpunimin e afërt me Turqinë.

Me gati të gjitha votat e numëruara, presidenti Recep Tayyip Erdoğan fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,5 përqind të votave. Në zgjedhjet parlamentare, Aleanca Popullore e formuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) fitoi 53,6 për qind të votave.

“Mbretëria e Bashkuar shpreson të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me ta siç kemi bërë që nga dita përpjekjes për grusht shteti”, tha Duncan.

“Rezultat i qartë i zgjedhjeve në Turqi”, ka shkruar po ashtu Duncan në rrjetin social Twitter.

Duncan ishte i pari vizitor i nivelit të lartë evropian në Ankara pas puçit të dështuar në Turqi në korrik të vitit 2016.

Në një vizitë të kohëve të fundit në Londër, Erdoğan vlerësoi “solidaritetin e sinqertë” të Britanisë, duke thënë: “Nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin e treguar me vendin tonë”.

“Unë veçanërisht e falënderoj Alanin për këtë”, ishte shprehur Erdoğan, duke shtuar se zyrtarët britanikë treguan një qëndrim pro-demokracisë duke refuzuar në mënyrë të vendosur tentativën për puç të dhunshëm, ndërkohë që shumë vende të tjera perëndimore madje nuk e dënuan atë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit