Britania thirrje Commonwealth-it në luftë kundër mbetjeve plastike

Mos i humb

Autoritetet britanike kanë vendosur për të ndaluar shitjen e fyshtave plastike, përziersve të pijeve, pastruesve të veshëve dhe u bënë thirrje 53 vendeve dhe rajonit të Commonwealth-it të bashkohen në luftën kundër përdorimit të plastikës.

Thirrja për luftë të përbashkët kundër përdorimit të plastikës u shpall në prag të Samitit të liderëve të vendeve të Commonwealth-it në Londër.

“Mbeturinat plastike janë një nga problemet më të mëdha me të cilat bota është ballafaquar dhe pikërisht për këtë mbrojtja e mjedisit detar është tema kryesore në axhendën e samitit të krerëve të qeverive të Commonwealth-it”, ka thënë kryeministrja britanike, Theresa May.

Sipas Qeverisë britanike, qëllimi i ndalimit të shitjes është mbrojtja e mjedisit dhe është pjesë e planit të Britanisë për eliminim e mbetjeve plastike që kanë një zëvendësim adekuat në produktet e llojeve të tjera.

Kryeministrja May tha se Britania është lider botëror në luftën kundër mbeturinave plastike. Në fillim të këtij viti, Britania e Madhe ka ndaluar përdorimin e mikro granulaveo, copave të vogla plastike që mund të gjenden në një numër të produkteve si në pastë dhëmbësh dhe krem lëkure.

Me vendim të Qeverisë në supermarkete në Britani, tashmë më shumë se tre vite paguhen qeset plastike, ku sipas raporteve ka çuar në një reduktim të ndjeshëm në përdorimin e tyre.

Qeveria britanike pretendon se fyshtat çdo vit bëjnë të paktën 150 milionë ton mbeturina plastike që përfundojnë në det, duke shkaktuar vdekjen e miliona zogjve dhe gjitarëve detare të cilët helmohen ose mbërthehen në mbeturina. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit