Bruksel, protestë kundër racizmit

Mos i humb

Në një tubim të mbajtur në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës është protestuar kundër racizmit.

Mirëra persona u tubuan në stacionin verior të trenit në Bruksel, pas thirrjes së bërë për luftën kundër racizmit nga organizata të ndryshme civile në vend.

Protestuesit me slloganet “Kërkojmë të drejta të barabarta” dhe “nuk dëshirojmë racizëm” marshuan deri në stacionin jugor të trenit.

Protestuesit poashtu mbanin pankarta me mbishkrimet “Dorë për dorë kundër racizmit”, “Stop racizmit”, “Në vend të murit ndërtoni ura”, “Solidarizim me refugjatët” dhe “Mirë se erdhët muslimanë”.

Në fjalimet e mbajtura në protestë u kritikuan trajtimet raciste dhe ato të ndryshme kundër të huajve.

Ndërkohë bëhet e ditur se kanë qenë të mbyllura për qarkullimin rrugët ku u zhvillua marshimi protestues, ndërsa masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë. Poashtu njoftohet se të tubuarit janë shpërndarë pas fjalimeve të mbajtura./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit