Budapesti, qytet i historisë, kulturës dhe traditës

Mos i humb

Budapesti, qytet në brigjet e lumit Danub dhe kryeqytet i Hungarisë, me ndërtimin e tij kulturor dhe historik çdo ditë tërheq turistë nga e mbarë bota, ndërsa këtë e regjistroi edhe objektivi i fotoreporterit të Agjensisë Anadolli.

Vëmendjen e turistëve të kryeqytetit hungarez fillimisht e tërheq kombinimi unik i historisë, kulturës dhe traditës së pasur, por po ashtu edhe qyteti modern. Ky është një nga qytetet më të bukura evropiane, ka shumë atraksione, duke përfshirë edhe Kështjellën Budim, Avenynë Andrash, Sheshin e Heronjve dhe Hekurudhën Nëntokësore të Mijëvjeçarit.

Në mesin e kurioziteteve veçohet bazilika Shën Stefani e lartë 96 metra, ndërsa në të gjenden mbetjet e mumifikuara nga mbreti i parë hungarez Stefani I. Kjo është kisha e tretë për nga madhësia në Evropë.

Godina e Parlamentit hungarez është e ndërtuar në stilin neogotik dhe konsiderohet si një nga shembujt më të mirë për historicizmin.

Dikur ishte godina më e madhe e parlamentit në botë, ndërsa sot ende është e treta. Me bazilikën e Shën Stefanit është ndërtesa më e lartë në Budapest.

Këtu po ashtu është edhe Bastioni i Peshkatarëve, tarraca neogotike me një pamje madhështore të qytetit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit