Bugajski: Iluzioni për Serbinë e madhe ende gjendet te qarqet zyrtare të Serbisë!

Mos i humb

Analisti amerikan Janusz Bugajski ka deklaruar se iluzioni për Serbinë e madhe ende gjendet në qarqet zyrtare të Serbisë dhe kjo e ushqen edhe më shumë iluzionin për Rusinë e madhe.

Ai ka shtuar se qeveria në Beograd, nën ndikimin rus, ndihmon partitë që dëshirojnë ta rrezikojnë pavarësinë e Malit të Zi.

“Nëse Serbia dëshiron të bëhet kandidat kredibël për anëtarësim në BE dhe faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, ajo duhet të ndahet nga aparati propagandues i Moskës dhe i trukeve të saj të korruptuara ekonomike”, ka thënë Bugajski për Pobjeden e Podgoricës .

Ai ka shtuar se Serbia në Moskë shikohet si degë ruse e cila mund të ndërhyjë në disa vende fqinje, sidomos në ato ku jeton minoriteti i konsiderueshëm serb.

“Për fat ë keq, qeveria në Beograd shpesh luan sipas notave ruse me sulmet këmbëngulëse ndaj qeverisë malazeze dhe i përkrah partitë dhe politikanët që dëshirojnë ta rrezikojnë pavarësinë e Malit të Zi”, ka thënë ai .

Bugjaski ka shtuar se regjimi i Vladimir Putinit do të vazhdojë ta destabilizojë Gadishullin Ballkanik me promovimin e nacionalizmit radikal, konfliktit etnik, polarizimit politik dhe korrupsion ekonomik.

“Qëllimi i tij është ta ndajë Evropën dhe të minojë ndikimin e amerikan për të arritur dobi strategjike dhe ekonomike për zgjerim të Rusisë. Kohë më parë e ka përkrahur opozitën nacionaliste që kundërshtonte marrëveshjen për emrin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë për ta penguar hyrjen e Shkupit në NATO. Moska do të vazhdojë ta nxisë nacionalizmin ndaj Malit të Zi dhe t’i përkrahë edhe më tej grupet që përpiqen të minojnë ose ta rrëzojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë . Përmes punës në kuadër të NATO-së, Mali i Zi tash ka rastin të çrrënjosë ndikimin fatal rus dhe të krijojë frontin e përbashkët kundër subversionit të Kremlinit “, ka thënë Bugajski.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit